-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Policia e thërret në cilësinë e të dyshuarit këshilltarin e Kurtit pas postimit ku paralajmëroi rezistencë

Rekomandime

Policia e Kosovës e ka ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit Shkëlzen Gashin këshilltarin politik të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pasi paralajmëroi rezistencë përmes postimit në Facebook.

- Advertisement -

Gashi ka shkruar në Facebook se është ftuar që nesër në cilësinë e të dyshuarit të paraqitet në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin Kanosje.

“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin kanosje”, ka shkruar ai.


Këshilltari politik i Kurtit kishte paralajmëruar rezistencë pas një postimi të Emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ku ky i fundit kishte thënë se posa të hiqet reciprociteti nga qeveria e re do të fillojë dialogu me seriozitet.

- Advertisement -

Në mbështetje këshilltarit të Kurtit i ka dalë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Edhe unë bëj thirrje për rezistencë kundër të keqes, njëjtë si Shkëlzen Gashi. E ftoj policinë të nisë procedurë ndaj meje. Këtu jam”, ka shkruar Hajrullah Ceku në Facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit