2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Policia flet për pretendimet e Gucatit se veterani i UÇK-së u keqtrajtua në Graçanicë

Rekomandime

Organizata e Veteranëve të Luftës po pretendon se Naim Beqiraj, ish-luftëtar i UÇK-së, është keqtrajtuar nga Policia e Kosovës në stacionin policor të Graçanicës.

- Advertisement -

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, dje me anë të një postimi në Facebook, tha se Beqiraj është keqtrajtuar psiqikisht, vetëm sepse sipas tij i njëjti është veteran i luftës dhe i pajisur me librezë të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin”, shkruante dje ndër të tjera Gucati.

E në lidhje me këto pretendime, kanë folur nga Policia e Kosovës

- Advertisement -

Ata në një përgjigje dhënë redaksisë kanë thënë se Beqirajt i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, mirëpo se i njëjti nuk ka paraqitur ankesë për keqtrajtim të mundshëm.

“Sa i përket pyetjes suaj me datën 19.08.2020, rreth orës 01:00, nga ana e policisë, palës në fjalë i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Bazuar në të dhënat që kemi deri tani nuk ka ndonjë ankesë që pala ka paraqitur te ne”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë për lajmi.net.

- Advertisement -

Ndonëse nga Policia nuk i kanë mohuar pretendimet e Gucatit, ata kanë ftuar Beqirajn, mirëpo edhe secilin person tjetër, që në rast të ndonjë lëshimi eventual, ankesat t’i drejtojë në organet kompetente.

“Në të gjitha rastet (edhe në këtë rast) ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor, ftojmë palën që shqetësimet t’i adresoj në institucione kompetente”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Ndryshe, nga OVL e UÇK-së kanë paralajmëruar se për situata të tilla, kjo organizatë do të reagojë në formën të cilën ata e konsiderojnë të arsyeshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit