6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Policia godet tre “të fortët”, iu sekuestrohen makinat e blinduara

Rekomandime

Teksa janë vendosur në ‘skanerin’ e Operacionit të Forcës së Ligjit për hetimin e pasurive të tyre, 3 të ‘fortëve’, personazhe të njohura, iu janë sekuestruar makinat

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

- Advertisement -

{Anti-KÇK/ Policia godet tre “të fortët”, iu sekuestrohen makinat e blinduara (Emrat)}

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

Saimir Taullaut, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

- Advertisement -

Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

Durim Bami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

- Advertisement -

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit