1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘Policia i ka duart me gjak’ – Protestuesit në Ferizaj e gjuajnë policinë me ngjyrë të kuqe

Rekomandime

Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, sapo ka nisur në Ferizaj. Në protestë shihet numër i madh i pjesëmarrësve që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares M.O,.

- Advertisement -

Shumë gra po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.
Protestuesit kanë gjuajtur edhe ngjyrë të kuqe drejt policise, duke brohoritur ‘Policia i ka duart me gjak’.

Protesta është organizuar pas rastit tragjik në këtë komunë, ku një 18-vjeçare dyshohet se u vra nga partneri i saj dhe më pas është lënë në Spitalin Rajonal të Ferizajt nga ai edhe një person tjetër i dyshuar, i cili ndodhet në pranga.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit