Policia në Istog ka intervenuar sot në një ceremoni varrimi.
Shumë njerëz ishim mbledhur në varrim, ani pse institucionet e Kosovës kanë vendosur që në ceremoni të tilla mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit.
Ky vendim i ekzekutivit u mor për parandalimin e përhapjes së virusit korona i cili po ua merr jetën shumë njerëzve në mbarë botën, raporton IndeksOnline.
Deri tani në Kosovë nga virusi korona jetën kanë humbur tre persona ndërsa mbi 100 të tjerë vazhdojnë të jenë të infektuar.