1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia izraelite hyn në kompleksin e xhamisë Al-Aksa

Rekomandime

Policia izraelite ka hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, një vend i shenjtë në Jerusalem, dy ditë pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe palestinezëve, përIeshje që kanë lënë dhjetëra të pIagosur.

- Advertisement -

Policia ka larguar palestinezët nga zona jashtë xhamisë mëngjesin e 17 prillit, ndërsa dhjetëra palestinezë mbetën brenda ndërtesës.

Policia izraelite tha se palestinezët kishin grumbulluar gurë dhe kishin ngritur barrikada, duke u përgatitur për dh.unë.

Menjëherë pas kësaj, palestinezët raportuan për përIeshje me policinë izraelite jashtë kompleksit të xhamisë. Mjekët palestinezë thanë se dhjetë persona janë pIagosur.

- Advertisement -

Policia izraelite tha se ka hyrë në kompleks për të lehtësuar një vizitë rutinë të hebrenjve në këtë vend të shenjtë, duke shtuar se forcat e sigurisë po vazhdojnë të mundësojnë lirinë e adhurimit për hebrenjtë dhe myslimanët.

Ky vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm për myslimanët dhe hebrenjtë i njohur si Mali i Tempullit. Po ashtu, prej kohësh është një zonë ku ka probleme mes izraelitëve dhe palestinezëve.

- Advertisement -

Më 15 prill, përleshjet nisën në këtë vend pasi policia tha se palestinezët hodhën gurë drejt Murit Perëndimor, një vend i shenjtë hebre që gjendet pranë.

Policia tha se zyrtarët hynë në këtë zonë pasi u sulmuan me fishekzjarrë, gurë dhe objekte të tjera. Tre policë palestinezë u lënduan, thanë ata. Sipas raportimeve, mbi 150 palestinezë raportohet se janë plagosur.

Tensionet janë rritur pas një serie suImesh nga palestinezët që vr.anë 14 persona në Izrael. Trupat izraelite kanë kryer një valë arrestimesh dhe operacionesh ushtarake në gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor, duke shkaktuar përIeshje me palestinezët. Të paktën 25 palestinezë kanë hubur jetën, ka raportuar Associated Press.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit