13.3 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Policia jep detaje për arrestimin e personit që postoi fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale

Rekomandime

D.N., nga Gjakova është arrestuar pasi ka postuar fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale.

- Advertisement -

I njëjti është marrë në pyetje nga policia, me ç’rast ka pranuar se posedon armën me të ciliën ka postuar fotografi. Më pas, atë e ka dorëzuar në polici.

Me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe më urdhër të të njejtit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Arma në fjalë është konfiskuar, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.

“I dyshuari D.N. Nga Gjakova, para ca kohe ka ekspozuar një foto personale me armë zjarri në dorë. Gjatë veprimeve operative është identifikuar identiteti i ti, dhe sot më datë 23.06.2020 është shoqëruar në Stacionin policor, dhe pas marrjes në pyetje ka pranuar se posedon në mbajtje armën në fjalë të cilën më pas dhe e ka dorëzuar patrullës policore”, thuhet në përgjigjen e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit