12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi te QMI

Rekomandime

Mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person është plagosur. Pas plagëve të marra, A.S ka vdekur

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtrinës, Florie Ahmeti.

- Advertisement -

Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin per nje plagosje me arme zjarri në rrugën Prishtine -Ferizaj. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit