4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia jep detajet e fundit rreth tragjedisë te Lagjja e Spitalit

Rekomandime

Dy persona kanë mbetur të vdekur, e tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit gjatë ditës së djeshme.

Me vendim të prokurorit dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri tjetër ka mbetur në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe është nën përkujdesje të policisë”, thuhet në raport.

- Advertisement -

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, dy nga të plagosurit pas tretmanit mjekësor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes bëget e ditur se është është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë.

Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek të shtënat me armë zjarri në mes të pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e të shtënave dy persona kanë vdekur në QKUK, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe një pistoletë”, njofton Policia.

- Advertisement -

Ndërkohë, prokurori i rastit Ilaz Beqiri ka thënë se përleshja dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

Dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në Klinikën Emergjente, dyshohet se ka kryer vepër penale, mund të konsiderohet i arrestuar”, ka thënë Beqiri.

- Advertisement -

Më herët Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave me armë zjarri në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me armë.

Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur armën e shkurtër, është arrestuar nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur armën”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit