2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia në Drenas sulmohet nga protestues të PDK-së

Rekomandime

Policia e Kosovës është sulmuar sonte në Drenas nga disa persona që i ishin përgjigjur një ftese të PDK-së, për të protestuar kundër deklaratës së Shkëlzen Gashit, tashmë ish këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.Ftesa ishte për të protestuar, duke e lëshuar këngën “Marshi i UÇK-së”, por në Drenas disa kishin përzgjedhur që demonstrimin ta bënin edhe me vetura.Policia i ka ndaluar disa sosh.

- Advertisement -

Ndërkaq, protestues të disa shtëpive në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare, nuk i janë bindur urdhrit për ta ndalur muzikën. Një dëshmitar ka treguar për KOHËN se protestuesit edhe e kanë sulmuar Policinë. Pas mbërritjes së përforcimeve, sipas dëshmitarit, disa nga sulmuesit janë shoqëruar në mbajtje nga Policia.

Në një përgjigje të shkurtër për KOHËN, Policia ka thënë se deri tash nuk ka informata për incident mes qytetarëve e policisë, teksa ka konfirmuar se ka pasur qytetarë që kanë dalë për të protestuar edhe me vetura.Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së.

PDK-ja, dhe disa qytetarë që kanë publikuar video në rrjete sociale kanë lëshuar pikërisht në orën 21:00 “Marshin e UÇK-së” në shenjë proteste kundër Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë Kurti, i cili një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë serbë civilë të pafajshëm.“Këto deklarata dhe mbështetja e Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit