3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia në Pejë arreston personin që e kërcënoi Milaim Zekën

Rekomandime

Policia e Pejës ka arrestuar një person i cili ka kërcënuar në rrjetin social Facebook, kryetarin e Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Kishte shkruar në faqen zyrtare të partisë së Milaim Zekës, se ky i fundit duhet të vritet. E për kërcënimin që bëri në Facebook, F.L nga Peja u arrestua nga policia.

E rastin për Express e ka konfirmuar edhe zyra për informim e policisë së Pejës.

“Mund të konfirmojmë arrestimin e një personi për veprën penale “Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”. I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Lidhur me rastin është lajmëruar edhe prokurori kujdestar dhe po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme”, kanë thënë policia.

- Advertisement -

Ndërkohë, për kërcënim në rrjetet sociale, javën që lamë pas u arrestua një tjetër qytetar.

- Advertisement -

Ai kishte kërcënuar deputetin e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shalën, kur ky i fundit kishte njoftuar për mbajtjen e seancës ku do të votohej mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit