11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Policia përndjek qytetarin që filmoi ‘blerjen’ e votave

Rekomandime

Një qytetar nga Prishtina është ndaluar të enjten nga policia pasi kishte xhiruar me telefonin e tij disa persona në një shoqatë bamirëse, duke dhënë pako me ushqim, në këmbim të votës.

Në një intervistë për KALLXO.com, qytetari thotë se pas 2-3 dite pasi ka xhiruar, është thirrur nga policia dhe është intervistuar e më pas ndaluar.

“Kam përfunduar në polici sepse e kam parë një krim  që ishte duke u bërë në një shoqatë bamirëse. Aty kam parë që po jepen fletushka për votime, edhe e kam bërë një klip të një zonjës kur ia kanë japur fletushkën dhe i kanë thënë që 5 muaj keni me marrë kësi paketa (ndihma). Dhe e kam parë të arsyeshme që ta inqizojë. Policia më ka thirrë pas 2-3 dite, ma ka konfiskuar telefonin, më kanë futur në burg dhe më kanë bërë presione në  ekstrem të dhunshme, të ndryshme”, ka thënë qytetari.

- Advertisement -

Ai tregon se ngjarja ka ndodhur në ‘Lagjen e Muhaxherëve’ në Prishtinë, ku policia i ka thënë që videon është dashur ta raportojë në polici.

“Ngjarja ka ndodhur  në ‘mahallën e Muhaxherëve’. Thonin se fillimisht është dashtë ta raportojmë në polici.  Unë atë video ia kam dërguar një qytetari në Facebook ‘friends’ që e kam, që është i Vetëvendosjes dhe ia kam dërgu”, tregon qytetari.

KALLXO.com, ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, për të marrë informata për rastin, por nuk ka pranuar përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

- Advertisement -

Tutje qytetari rrëfen se telefoni i tij është ende në polici, përkundër që mban gjëra private në të. Ai thotë se në polici vazhdimisht i është bërë dhunë psiqike, për rreth gjashtë orë e gjysmë sa ka zgjat intervista.

“Dhunë psiqike, prej orës 1 ka filluar intervista dhe deri në ora 7 e 30 në mbrëmje. Në ekstrem, dhunë psiqike. Më kanë futë në burg direkt, e kam thirrë avokatin. Dhe iu kam tregu që këtë maltretim që janë duke ma bërë mos harroni se keni me jap përgjegjësi për këtë punë që po e bëni. Ju jeni duke më bërë dhunë psiqike”, rrëfen ai.

- Advertisement -

Në fund, qytetari tregon se kur ka shkuar prapë për ta kërkuar telefonin, i është thënë se është në ekzaminim, ndërsa sipas tij, ai ka qenë edhe në prokurori për këtë gjë, por i kanë thënë që të paraqitet të hënen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit