1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia siguron KQZ’në, Kurteshi kërkon sqarime

Rekomandime

Anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se sot është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kurteshi ka thënë se një gjë e tillë nuk është parë deri më sot.

- Advertisement -

Derisa ka thënë se kryetarja e KQZ’së ka takuar anëtarët e këtij institucionit, por jo edhe anëtarët e LVV’së.

“Pak para ardhjes në këtë mbledhje Kryetarja e KQZ’së ka mbajtur takim dhe nuk i ka ftuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri sot nuk ka ndodhur diçka që ka ngjarë që ne nuk e kemi përjetuar deri më tani. Dhe kjo është thirrja e policisë së Kosovës, për krijimin e sigurisë në institucionin e KQZ’së, pa asnjë sqarim.

- Advertisement -

Ne e dimë dhe ju e dini se cili është problemi”, ka thënë Kurteshi.

Ai në fund ka thënë se duhet të tregohet se çfarë është diskutuar në takimin për të cilin vetë Kurteshi pretendon se është mbajtur mes Dakës dhe përfaqësuesve të partive politike dhe pse është ftuar Policia për të siguruar KQZ’në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit