Qindra mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Por, ata po maltretohen në kufij ku janë të detyruar të presin me orë të tëra.
Një nga ta ka shkruar për përvojën e hidhur dhe pritjet e gjata në kolona që shkojnë deri në 10 kilometra.
Ky mërgimtar nga Zvicra ka shkruar se pas pritjeve të gjata ne kufirin Slloveni-Kroaci, lëshuan autostradën me shpresën se pika kufitare jashtë autostradës, ne Bregana, s’do të kishte ngarkesë dhe do te kalonin me shpejt.
Por, ai thotë se u gabuan, ngase aty pritën edhe tri orë dhe ne fund policia kufitare sllovene i ktheu mbrapa me arsyetimin se në këtë pike kufitare mund të kalojnë vetëm shtetas të BE-se.
Mërgimtari thotë se në fund u detyruan të kthehen prapë në Zvicër.
Rrëfimi i plotë:
Kosova eshte bere e paarritshme permes rruges tokesore.
Mendojeni mire, para se te niseni kete vikend per Kosove: Ju presin kolona te gjata ne çdo pike kufitare; e ato shkojne deri ne 10 km. Kurse pritjet 3, 5 e me teper ore.
Pritjet ne kufirin Gjermani-Austri shkonin mbi dy ore.
Austri-Slloveni, ne tunelin Karaëanka, 10 km kolone, pritjet me teper se 3 ore.
Slloveni-Kroaci kolone e gjate dhe thuajse nuk levizte fare.
Po i degjoj njerezit te thone: Nese vazhdon keshtu, do te kthehem te mbrapa.
Pjesa dermuese e veturave ne kolone, jane me tabela te Zvicres, pra pa dyshim nje numer i larte i tyre shqiptare.
Pas pritjeve te gjata ne kufirin Slloveni-Kroaci, leshuam autostraden me shpresen se pika kufitare jashte autostrades, ne Bregana, s’do te kishte ngarkese dhe do te kalonim me shpejt. Por u gabuam se aty pritem edhe tri ore dhe ne fund policia kufitare sllovene na kthen te mbrapa me arsyetimin se ne kete pike kufitare mund te kalojne vetem shtetas te BE-se. Ju te tjeret (nje shtetas zviceran dhe dy kosovare) ne autostrade- na drejtohet polici slloven.
Ne e lame krejt, po kthehemi prape ne Zvicer, se kur sllovenet te poshtersojne keshtu si shtetas i Kosoves, çfare pret tek sllavet tjere, e sidomos tek serbet!?