1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Policia thotë se e ka ulur numrin e vdekjeve në trafik me dënime dhe fushata senzibilizuese

Rekomandime

Policia e Kosovës po thotë se me dënime dhe projekte sensibilizuese është ulur numri i vdekjeve në trafik.

- Advertisement -

Në një postim në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook, thuhet se në vazhdimësi janë ndërmarrë aktivitete policore me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit e po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik.

“62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019. 16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018. 15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën Janar-Qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2019”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Edhe këto aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga njësit e trafikut kanë për qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor dhe po ashtu janë në përputhshmëri edhe me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në kuadër të planit operacional ‘ROADPOL 2020” (European Roads Policing Netëork – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore)”, thekson policia.

- Advertisement -

Policia ka apeluar nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Siguria rrugore dhe veprimet policore që kanë për synim arritjen e objektivave në parandalim të aksidenteve, u përcollën…

Gepostet von Kosovo Police am Donnerstag, 20. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit