-2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Policia uzbeke po i detyron burrat myslimanë ta heqin mjekrën

Rekomandime

Zyrtarët uzbekë të sigurisë janë bërë cak i kritikave të gjera pas dyshimeve se i kanë ndaluar dhjetëra burra në një dyqan në Tashkend dhe i kanë detyruar t’i heqin mjekrat si kusht për lirimin e tyre.

Një shitës në shitoren “Maika” në kryeqytetin e Uzbekistanit, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ai ishte në mesin e dhjetëra burrave që u ndaluan nga policia javën e kaluar dhe u dërguan në stacionin e policisë, ku u urdhëruan t’i heqin mjekrat.

- Advertisement -

Një burrë tjetër, i quajtur Jamoliddin Muhammadjon, shkroi në Facebook se ishte në mesin e personave që u arrestuan në dyqan dhe që u detyruan t’i heqin mjekrat në stacionin e policisë.

Që nga ardhja në pushtet më 2016, presidenti Shavkat Mirziyoev ka marrë masa të vogla për t’i zbutur ndalesat sa i përket lirive fetare në shtetin me shumicë myslimane. Sidoqoftë, feja në Uzbekistan mbetet nën kontrollin e rreptë të autoriteteve.

Qeveria e këtij shteti po vazhdon ta ndalojë bartjen e mbulesës islame për gratë në shkolla dhe zyra. Sipas një ligji të vitit 1998, përdorimi i rrobave fetare në publik është i ndaluar për të gjithë, përpos udhëheqësve fetarë, shkruan “Free Europe”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit