6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Policia zhvillon aksion në Leshak të Leposaviqit

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës dhe njësiteve të kontrabandës nga Dogana e Kosovës në Leshak të Komunës së Leposaviqit.

- Advertisement -

Sveçla tha se nga ky aksion, në një lokal afarit janë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të përbashkët, është hasur edhe një automjet i dyshuar të cilit i janë konfiskuar produkte ushqimore që po i kontrabandonte nga Serbia.

“Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të Iuftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit