2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikanët tanë paskan vendosë me e luftu vetveten

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Politikanët tanë, që janë në pushtet qe 20 vjet, paskan vendosë me e luftu korrupcionin. Natyrisht, janë duke i lavdëru menjëherë disa gazetarë që ua gjujnë naj asht prej atëhershit. E paskan vendosë me e luftu vetveten. Por, kjo luftë është e humbur qysh në start. Ndaj vetvetes askush nuk ka fitu asnjëherë. Është e pamundur t’ia pëlcitësh vetvetes deri në atë shkallë. Njerëzimi nuk njeh shkallë të tillë të altruizmit.

Me shpresu që këta tipa e luftojnë krimin e organizuar e korrupcionin, është njësoj sikur bota të besonte se Hitleri do ta luftonte nazizmin.

Kjo është politikë e ngjashme me atë të Edi Ramës. Ai, me të marrë pushtetin, e asgjësoi Lazaratin. Por, i mbolli nja 100 Lazaratë të tjerë me kalimin e viteve.

- Advertisement -

Këta tanët e shkatërruan Karaçevën. Do të jeni dëshmitarë, që nëse iu zgjat, kanë me i kriju nja 100 Karaçeva tjera.

Për ta luftu krimin e korrupcionin nuk duhet të jesh vet i tillë. Nuk duhet ta kesh familjen e zhytur në krim dhe të gjithë rrethin shoqëror, që ta rrehin shpinën.

- Advertisement -

Duhet të jesh soj tjetër, të besosh në atë që bën, pa prapavijë kriminale, pa shokë e pa shefa kriminelë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit