1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikanët që votuan në Shqipëri, Krasniqi: Fituan dyshtetësi, neve na lanë pa viza

Rekomandime

Analisti Albert Krasniqi, ka reaguar në lidhje me votimin e politikanëve në zgjedhjet e Shqipërisë, duke filluar nga kryeministri i vendit deri te deputetët e zgjedhur, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se shumica e këtyre politikanëve që sot po votojnë në Shqipëri janë të njëjtit që kanë humbur mundësinë e liberalizimit të vizave.

‘’ Shumica e këtyre elitave politike të Kosovës që sot po votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017’’, shkroi Krasniqi.

Ai shtoi se po këta politikanë fituan dyshtetësinë dhe pushtetin, neve na lanë pa viza dhe pa Qakorrin.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë:

‘’ Shumica e këtyre elitave politike të Kosovës që sot po votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017. Ata fituan edhe dyshtetësinë edhe pushtetin. Ne mbetëm edhe pa Qakorrin edhe pa vizat.’’

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit