11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Politikani austriak: Pas heqjes së veto-s, Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Kroacia si drejtuese e presidencës së BE’së më 6 maj do të organizojë Samitin për Ballkanin Perëndimor ku do të marrë pjesë edhe Republika e Kosovës.

- Advertisement -

Një Samit të tillë që do të realizohet përmes një video-konference nuk do ta bojkotojë Spanja edhe përkundër faktit se Madridi zyrtar vazhdon të mos e pranojë pavarësinë e Repblikës së Kosovës.

Kjo heqje e ‘veto’-s nga Spnaja për Kosovën po shihet si një lajm shumë i mirë nga deptuetët e Parlamentit Evropian.

Eurodeputeti dhe politikani austriak thotë se një vendim i tillë nga Spanja është i mrekullueshëm.

- Advertisement -

“Shumë mirë që Spanja hoqi veton për pjesëmarrjen e Kosovës në takime ndërkombëtare”, ka shkruar eurodeputeti austriak Lukas Mandl.

Ai thotë se pas heqjes së vetos, tashmë është radha që Spanja ta njohë plotësisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Tashmë një veprim i tillë duhet të ndiqet nga njohja e plotë”, ka shtuar tutje ai.

Mandll thotë se Evropa duhet të flas njëzëri dhe se çështjet e brendshme nuk duhet të jenë pengesë për rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit