1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Politikani serb Sheshel “zbulon shkatërrimin” e Serbisë: Nuk duhet të antarësohemi në BE

Rekomandime

Kreu i radikalëve serb Vojsllav Sheshel në një adresim për opinionin ka “zbuluar” planin e ferrit për Serbinë nga BE.

“ BE dëshiron që Serbia të njeh Kosovën dhe të pajtohet me marrjen e territorit të saj dhe të ndahet nga aleati i saj më i rëndësishëm Rusia”.

- Advertisement -

Në adresimin e jashtëzakonshëm për popullin dhe opinionin ai theksoi se “BE dëshiron që Serbinë ta kthejë kundër Rusisë si aleatin e saj më të rëndësishëm”.

I pari i listës zgjedhore të Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojsllav Sheshel deklaroi se “Serbia për shkak të euro-integrimeve me dekada po shkatërrohet, andaj duhet të heq dorë nga të bërit anëtar i BE-së. BE e shikon Serbinë vetëm si një pasuri, si periferi të saj dhe kërkon nga Serbia që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të pajtohet me marrjen e territorit të saj”, tha Sheshel.

Ne duhet të ndryshojmë politikën tonë të jashtme, pasi BE dëshiron që të na kthejë kundër Rusisë aleatit tonë të përhershëm.

- Advertisement -

“Serbia duhet të bëjë ndryshime në politikën e jashtme dhe të mbështetet në Rusinë dhe Kinën duke zhvilluar bashkëpunim me të gjitha vendet evropiane dhe të mbrojë interesat e sah shtetërore edhe nacionale”, tha Sheshel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit