1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Politikani serb thotë se Vuçiqi po punon në këtë mënyrë për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Kryetari i lëvizjes serbe, “Çlirimi”, Mllagjan Gjorgjeviq paralajmëroi sot se “natyra e vërtetë e fjalimeve gjithnjë e më të shpeshta rreth Republika Srpaskas” është fshehja e faktit se regjimi i Aleksandër Vuçiqit po punon në mënyrë aktive në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kohët e fundit, Vuçiq vazhdimisht ka folur për Republika Srpskan, duke ia kaluar megafonin e tij edhe Aleksandar Vulinit të flasë për idenë neo-radikale të botës serbe, balonat e provës po mbillen në formën e disa letrave për shkëmbimin e territore”, thotë Gjorgjeviq.

- Advertisement -

Ai shpjegon se qëllimi i gjithë kësaj është “goditja e daulleve nacionaliste” në mënyrë që të krijohet përshtypja në publik se diçka merret në këmbim të lëshimeve.

Gjorgjeviq kujtoi se vetëm në muajt e fundit, fushata serbe për t’i parandaluar njohjet e reja të Kosovës u pezullua, se “institucioneve kosovare iu dha legjitimitet” dhe se Kosova u la jashtë planit të ri hapësinor të Serbisë deri në vitin 2035.

“Vuçiq premtoi Kosovën në këmbim të mbështetjes së Perëndimit për ardhjen e tij në pushtet në vitin 2012. Prej atëherë e deri më sot, ai ka nënshkruar 48 marrëveshje të ndryshme me shqiptarët dhe tani e fundit, për të cilën insistouan Washingtoni, Berlini dhe Brukseli, ka arritur të realizohet. Me këtë marrëveshje, regjimi do ta njohë Kosovën dhe do t’ia japë asaj një vend në OKB”, tha dikur këshilltari i ish-presidentit serb, Boris Tadiq.

- Advertisement -

Ai shton se Vuçiqi po kërkon që ta “qetësojë publikun” duke krijuar përshtypjen se Serbia do ta “marrë Republika Srpska” në këmbim të njohjes së Kosovës.

“Fatkeqësisht, të gjithë e dimë se ky është një pretendim i pabazuar. Pas zgjidhjes së Kosovës, sponsorët perëndimorë të Vuçiqit ndoshta do të hidhen në centralizimin e mëtejshëm të Bosnjës dhe heqjen e juridiksionit të Srpskas, ku Vuçiqi do t’i ndihmojë përsëri”, thekson ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit