19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

NATO me taktika anti-nëndetëse, zhvillon stërvitje në Detin Mesdhe

Rekomandime

Aleatët e NATO-s po zhvillojnë stërvitjet vjetore “Dynamic Manta” për taktikat anti-nëndetëse. Stërvitja filloi të hënën në brigjet e Sicilisë. Anijet, nëndetëset si dhe avionët dhe personeli nga nëntë vende aleate u mblodhën në Detin Mesdhe, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

“Kanadaja, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në stërvitje”, ka njoftuar NATO.

E udhëhequr nga Komanda Detare e NATO-s, stërvitjet “Dynamic Manta” synojnë ta testojë personelin aleat se si t’i luftojë nëndetëset nga ajri, sipërfaqja dhe nën ujë.

“Fuqia detare e NATO-s qëndron në aftësinë e Forcave të Përhershme për t’u bashkuar me shpejtësi me gatishmëri të lartë, forca kombëtare me kapacitet të lartë për të dhënë efekte kur dhe ku është e nevojshme”, tha kundëradmirali Stephen Mack, komandanti për nëndetëset aleate i caktuar në NATO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit