2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Politikania nga Zveçani: Haradinaj, Thaçi e Pacolli hëngrën pite me Listën Serbe

Rekomandime

Sllagjana Pantoviq, politikane e pavarur nga Zveçani, ka thënë se Lista Serbe dhe individë të komunitetit serb kanë pasur raporte të mira me politikanë kosovarë si Haradinaj, Thaçi e Pacolli, madje sipas saj, ‘kanë hëngër pite bashkë’.

- Advertisement -

Pantoviq ka thënë se Lista Serbe nuk e ka llogaritur që kryeministri Albin Kurti do ta Iuftojë krimin në veri.

“Kanë bashkëpunuar mirë shumë, kanë hëngër pite bashkë, nuk kanë shpresuar se do të vijë dikush si Kurti dhe nuk kanë llogaritur që do ta Iuftojë krimin dhe do të mundohet ta çrrënjose krimin dhe nuk e kanë pritur as LS as individë të ndryshëm” – tha ajo.

Në emisionin kallxo pernime u diskutua për dialogun Kosovë- Serbi, janë të ftuar edhe Lutfi Haziri nga LDK Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partisë së Serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim.

- Advertisement -

Dje në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, kryeministri Albin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj planin franko-gjerman i njohur si plani i Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha që nuk pati marrëveshje për shkak që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për propozimin e BE-së duke shtuar se nuk ka nevojë për diskutime të tjera.

Borrell në anën tjetër përmendi fundin e marsit si një kohë kur mund të finalizohet plotësisht puna.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit