1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikologu Petroviq: Serbët shpresojnë kot, politika amerikane nuk ndryshon brenda nate

Rekomandime

“Për popullin serb në Ballkanin Perëndimor, nuk ka rëndësi se kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të ShBA-së, sepse politika e jashtme e ShBA-së nuk ka ndryshuar kurrë brenda natës ndaj atyre hapësirave,” thotë këshilltari shkencor në Institutin beogradas për çështje ndërkombëtare Dragan Petroviq.

- Advertisement -

Këto janë iluzione. Serbët nuk mund të shpresojnë se Shtetet e Bashkuara në çast do të ndryshojnë politikën e tyre të jashtme. Sistemi drejtohet nga një “shteti i thellë”. Kur shfaqet dikush që ka pikëpamje thelbësisht të ndryshme nga elita politike dhe ushtarake, ai ka mundësi të kufizuara për t’i zbatuar ato. Mision i pamundur, sepse ai “shtet i thellë” dëshiron sundimin absolut të botës, ku Rusia dhe Kina janë kundërshtarët e tyre kryesorë. Dhe kur dikush ka marrëdhënie të mira me ato vende, ai automatikisht është në listën e zezë nga disa rregulla automatike dhe të pashkruara. Ne kemi një fat të tillë. Mund të taktizojmë pak, por të mos ndryshojmë asgjë thelbësisht. Kohë pas kohe, serbët gjithashtu kishin dikë të afërt me sulltanin, por e dimë se si shumica e serbëve kaluan nën sundimin turk – thotë Petroviq për “Glas srpske”.

I pyetur se, sipas shkrimeve të medieve, rreth 750,000 serbë në Amerikë mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve, ai thotë se kjo mund të sjellë një avantazh, mirëpo megjithatë përfundon se “serbët nuk kanë çfarë të shpresojnë”.

“Kushdo që fiton do të ketë të njëjtin qëndrim ndaj nesh. Vetëm taktikat do të jenë të ndryshme.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit