1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikologu rus: Po përgatitet një konflikt më i madh, Putini po teston fuqinë e NATO-s

Rekomandime

Një politolog rus pretendon se Iufta në Ukrainë mund të jetë një “provë” për një konflikt më të madh dhe një mundësi për ushtrinë ruse për të testuar dhe krahasuar fuqinë e saj të zjarrit me NATO-n.

Alexei Fenenko, një profesor në Shkollën e Politikës Botërore në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Studime Ndërkombëtare të Sigurisë, prezantoi një teori të re.

- Advertisement -

“Unë mendoj se Iufta në Ukrainë është një test për një konflikt të mundshëm më të madh në të ardhmen. Ne po testojmë armët tona kundër NATO-s, do të zbulojmë se sa janë më të fuqishme a rmët tona se ato të tyre,” tha profesori. “Kjo mund të jetë një përvojë e mirë për konfliktet e ardhshme”, shtoi ai.

Përderisa mediat dhe analistët perëndimor po pretendojnë se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha në Ukrainë, rusët deklarojnë se kanë kontroll mbi portin e rëndësishëm të Mariupolit dhe se “operacioni i tyre special ushtarak” po shkon sipas planit.

Lufta në Ukrainë shpërtheu pjesërisht për shkak të përpjekjeve të Kremlinit për të ndaluar zgjerimin e NATO-s në lindje.

- Advertisement -

As Moska, e as Brukseli nuk duan që konflikti të zgjerohet, por pas vendimit të Finlandës dhe Suedisë për të aplikuar për anëtarësim në NATO, Kremlini paralajmëroi një kundërpërgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit