Goli i Xherdan Shaqirit që shënoi në 1/8 e finales të Evropianit 2016 kundër Polonisë ka dal triumfues në garën “BBC Sport’s European Goal Contest”.
36 për qind kanë votuar për golin e tij me goditjen me gërshërë që ai e shënoi për Zvicrën në ndeshjen kundër Polonisë.
Në finale finale të garës ishin 12 gola.
Zvicra ishte eliminuar në 1/8 e finales nga Polonia pas penalltive me rezultatin 5:4. Koha e rregullt kishte përfunduar 1:1, ku Shaqiri realizoi golin e barazimit në minutën e 82-të me një gjuajtje akrobatike nga afro 16 metra.