3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Portieri turk ende nën rrënojat e tërmetit, s’ka informata për gjendjen e tij

Rekomandime

Portieri turk, Ahmet Eyup Turkaslan ka përfunduar nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm që e goditi sot Turqinë.

- Advertisement -

Derisa gruaja e portierit të Yeni Malatyaspor është nxjerrë gjallë nga rrënojat e tërmetit, po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen dhe shpëtimin e Turkaslan, njoftojnë mediat turke, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi i tij ka dalë me një komunikatë në lidhje me situatën, por që fatkeqësisht nuk ka ndonjë informacion të detajuar për gjendjen e portierit 28 vjeç.

“Portieri ynë Ahmet Eyup Turkaslan ndodhet në ndërtesën që u dëmtua dhe u shkatërrua nga tërmeti. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Nuk kemi marrë ende asnjë informacion rreth tij. Lutjet tona janë me të”, ka shkruar klubi Malatyaspor.

- Advertisement -

Qindra njerëz vdiqën dhe mijëra objekte u shkatërruan dhe u rrënuan në tërmetin e frikshëm që e goditi Turqinë në mëngjesin e sotëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit