Pas deklaratës së kreut të Nismas, Fatmir Limaj për Albni Kurtin dhe Qeverinë e tij, kanë vërshuar reagimet në rrjetet sociale.
Një reagim epik, e ka bërë edhe veprimtari i LDK-së, Halil Geci.
Ai po kërkon nga Baba Vanga që t’i tregoj se kur do të hyp në pushtet Famtmir Limaj, Memli Krasnqi e Lumir Abdixhiku.
Geci thotë se këtyre nuk po iu pritet që të kthehen ne pushtet pasi që, kaën filluar të iu zbrazën rezervat.
Postimi i plotë:
Një lutje Baba Vangas, po të bëjë rixha si të ishe gjyshja ime, mbase edhe je e “dërguara e Perendisë”, parashikoje kur ka me hyp Fatmir Bojleri në pushtet, por jo veç ai, por tregona edhe për Memlushin e PDK-së dhe Lumin (…) e rruar të Isës, të lutëm Baba Vanga të ngutesh pakë dhe na trego kur kanë me u kthyer në pushtet të përmendurit më lartë, ngase koha po shkon e nuk po ju pritet, kanë nisur të ju zbrazën bojlerat dhe rezervaret.
Prandaj duam përgjigje të shpejt, mundësisht brenda dy tri dite na trego të vërtetën.
E di se je në botën tjetër, por atje je më afer Perëndisë dhe parashikimet tuja janë në një vijë me Limucin, Memlucin, dhe Lumin e rruar.
Presim përgjigje!
Me respekt Halil Geci