1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pozhari i drejtohet Ganimete Musliut: Adam Jashari! Marre. Gane, a ke naj fjalë me thanë oj motër?

Rekomandime

Komandantit legjendar, Adem Jasharit i është gabuar emri i tij, nga komuna e Skenderajt.

Në vend të Adem, ia emrin ia ndryshan Adam.

- Advertisement -

Ky gabim me mbishkrimin e komandantit Legjendar Adem Jasharit u vendos qytet nga Komuna e Skenderajt, për shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë, ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është edhe djali i vëllait të Komandantit Adem Jashari.

“E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Jashari ndër tjera në reagimin e tij në Facebook.

- Advertisement -

Por Jasharit i ka reaguar komuna e Skenderajt, e cila pranon gabimin, por gjen një arsyetim përmes së cilit fajëson pushtetin e kaluar.

E për këtë gabim ka reaguar edhe analisti politik Xhevdet Pozhari.

- Advertisement -

Ai është drejtuar deputetes nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliut, duke i kërkuar të thotë diçka.

“Në Drenicë – Adam Jashari! Marre. Gane, a ke naj fjalë me thanë oj motër?”, ka shkruan Pozhari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit