17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çmenden’ mediat serbe: Simboli që pati Osmani në veshjen e saj nxit reagime

Rekomandime

Misioni i Serbisë në OKB ka dërguar notë proteste për shkak të paraqitjes së Vjosa Osmanit aty.

Pakënaqësitë e Serbisë kanë të bëjnë me një flamur të vogël të shtetit të Kosovës që Osmani kishte vendosur në setër gjatë fjalimit në Këshill të Sigurimit.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Osmani në anën tjetër kishte të vendosur një karficë të punuar nga viktimat e dhunës sekesuale gjatë luftës së fundit.

Mediat serbe thonë se edhe njëri nga këshilltarët e Osmanit kishte në maskën e tij flamurin e shtetit të Kosovës.

Ky veprim i Serbisë duket patetik duke pasur parasysh faktin se ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, në paraqitjen e tij në OKB kishte të vendosur në maskë simbolin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit