15.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Pozhari kundër mbishkrimeve “UÇK” në ndërtesën e Qeverisë: Kurti e ka mbrojtur Iuftën gjithmonë

Rekomandime

Xhevdet Pozhari e ka komentuar marshin në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve nesër do të fillojë gjykimi në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dikush nga pjesëmarrësit ka shkruar “UÇK” në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa Pozhari këtu mori shkas për të thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë gjithmonë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

- Advertisement -

“Marshues të shumtë në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Përballë ndërtesa e Qeverisë që udhëhiqet nga një kryeministër i cili gjithmonë ka qenë kundër Gjykatës Speciale”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

“Rrjedhimisht, edhe dje, edhe sot, edhe nesër Albin Kurti ka qenë dhe mbetet në mbrotje të luftës së UÇK-së”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit