8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidenca e Kosovës reagon për muralin e Mlladiqit në Beograd

Rekomandime

Presidenca e Kosovës ka reaguar për muralin në përkrahje të kriminelit Ratko Mlladiq në qendër të Beogradit.

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela, ka thënë se kjo është shenjë e mbështetjes së “regjimit të Vuçiqit ndaj kriminelit të luftës”, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Ai në një postim në Tëitter ka thënë se kjo është një fyerje ndaj viktimave të Mlladiqit.

Postimi i plotë i Velës:

Në qendër të Beogradit ekziston një simbol i mbështetjes së regjimit të Vuçiqit për të dënuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.

- Advertisement -

Kjo është një fyerje ndaj kujtimit dhe dinjitetit të viktimave të këtij krimineli lufte. Pa u marrë me të kaluarën, Serbia do të mbajë gjithmonë gjeneralë gjenocidialë si heronj të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit