9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Presidenca i reagon Halil Matoshit i cili tha se Vjosa Osmani ka abuzuar me taksat tona

Rekomandime

Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar për shpenzimet e publikuara të kësaj të fundit, kur për katër vite ajo kishte shpenzuar 4 mijë euro për karburante.

Rreth një vit më parë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklarua se ajo jeton në një banesë 53 metra katror, që nga viti 2012 në Prishtinë. Mirëpo ajo ka marrë para nga shteti për udhëtim sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, për vitet 2011-2014.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka reaguar këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i cili ka sqaruar se si është kompensuar ajo.

“Në vitin 2010, kur zonja Osmani është zgjedhur deputete për herë të parë, nuk ka ekzistuar asnjë rregullore, me të cilën parashihej kompensimi i deputetëve për udhëtim prej komunave nga vijnë. Në atë kohë, deputetja Osmani asnjëherë nuk është informuar nga administrata e Kuvendit apo trupat e tjerë të Kuvendit, që ndërkohë është marrë një vendim i tillë për kompensim. Ajo është regjistruar në formularin për regjistrim si deputete e Mitrovicës, por ajo poashtu asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim për udhëtim. Që nga dhjetori i vitit 2012, znj.Osmani është martuar në Prishtinë, por edhe më tej, më shumë se gjysmën e vitit (nga fillimi i vitit 2013 e tutje), zonja Osmani i kalon në Gjilan, prej nga edhe ka udhëtuar”, ka thënë Kupina.

Tutje ai ka thënë se Osmani edhe sot e kësaj dite vazhdon që pjesën më të madhe të vitit të udhëtojë nga Gjilani.

- Advertisement -

“Përgjatë viteve 2011-2014 që ajo qenka kompensuar me rreth 80 euro në muaj për udhëtimet e mandatit të parë, ajo asnjëherë nuk është informuar rreth kompensimit për udhëtim. Siç dëshmohet ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e tjera si deputete edhe pse ka udhëtuar për pjesën më të madhe të secilit nga këto vite.”, ka shkruar Kupina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit