-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenca: Kosova nuk u izolua vitet e fundit, fakte janë vaksinat e afganët

Rekomandime

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar në lidhje me deklaratat se Kosova që pas pavarësisë ka pësuar izolim në fushën ndërkombëtare, e në veçanti pas mosftesës që pati nga SHBA’të.

- Advertisement -

Vela, përmes një postimi në Tëitter ‘’ka shfajësuar’’ presidenten Osmani nga kjo deklaratë, duke thënë se që kur ka marrë postin ka zhvilluar vazhdimisht takime me ndërkombëtarët e përfaqësues të shteteve të mëdha,

Ai ka përmendur mbi 30 takime të Osmanit me homologë të saj, dhe komunikimin e Osmanit me presidentin Biden dhe me zëvendëspresidenten Camila Harris. “Tendenca e ca figurave opozitare per krijimin e narrativit per gjoja izolimin e Presidentes jane te pabaza. Presidentja nga prilli ka realizuar mbi 30 takime me homolog te saj. Ne raport me SHBA, mes tjerash, ka pasur komunikim me Presidentin Biden e ka biseduar me VP Harris. 1/2”, ka shkruar Vela.

Ai gjithashtu përmendi edhe ardhjen e vaksinave, duke thënë se kjo u bë falë bisedimeve që kishte Osmani me SHBA’të, por edhe mirëpritja e afganëve ishte në këtë listë.

- Advertisement -

Sot gjatë ditës ishte ish ministri i jashtëm Skënder Hyseni, që tha se ‘’binomi Osmani-Kurti kanë dëmtuar Kosovën në paraqitjet ndërkombëtare.’’

Sipas Hysenit, Kosova kurrë nuk ka qenë më e izoluar që nga shpallja e pavarësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit