2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Presidenca njofton zyrtarisht për takimin mes Thaçit e Kurtit, mediat mund të marrin veç pamje

Rekomandime

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun nga presidenca e Kosovës kanë njoftuar për takimin e sotëm që do të ketë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albin Kurti

Takimi do të mbahet ashtu edhe siç kishte paralajmëruar Kurti për ditën, ndërsa Thaçi për orën.

- Advertisement -

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 15:00 pret kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar për medie.

Sipas njoftimit mediet do të mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohen sot në Zyrën e Presidencës, pas ftesës së tretë për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë nga ana e kreut të vendit.

- Advertisement -

“E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë, zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa, Kurti ditë më parë ka thënë se do të takohet me presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë. “Mua vetëm LDK ma përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Përndryshe, para këtij takimi LDK-ja do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në. Mediat kanë raportuar se VV tanimë i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke ofruar LDK-së t’i marrë gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit