2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Presidenti 2021”, pika e nxehtë e negociatave VV-LDK, por a do ta lë këtë post Hashim Thaçi?

Rekomandime

“Presidenti 2021”, pika e nxehtë e negociatave LVV–LDK, por sa të lëshojë Hashim Thaçi pe?

- Advertisement -

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të përfshijë edhe çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili sipas mandatit kushtetues duhet të zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës preferon që të gjitha çështjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri te posti i presidentit të përfshihen në marrëveshjen e ardhshme ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Insistimi i LDK-së që të diskutohet edhe për presidentin e ardhshëm që do të vijë në krye të shtetit në vitin 2021, ndërlidhet me faktin se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, andaj LDK-ja nuk preferon një marrëveshje koalicioni që do të zgjaste një vit e gjysmë.

- Advertisement -

Kurse Vetëvendosje, nuk e preferon shumë debatin për presidentin në këtë fazë, por i bën thirrje LDK-së që të mos presë më certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për t’u marrë vesh rreth ndarjes së ministrive.

Derisa kjo vazhdon të jetë një nga pikat më të nxehta të negociatave ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së – sa do të lëshojë pe Presidenti në këtë drejtim, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Hashim Thaçi kur kishte marrë këtë post më 2017, pati thënë do të kandidojë edhe njëherë për të parin e shtetit, nëse zgjedhja në këtë rast do të bëhej nga populli.

“Nëse ndodh reforma elektorale për zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli, nuk e përjashtoj mundësinë e kandidimit edhe për një mandat presidencial. Konfirmoj qysh sot, se nëse kemi zgjedhje të reja presidenciale nga populli, kandidoj edhe për një mandat”.

Mbetët të shihet nëse ky i fundit do ta çojë përpara reformën eketorale për zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli apo këtë post do ta lë në dorë të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit