20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Latifi kritikon Atifete Jahjagën: Aq shumë ka bërë operacione, sa vështirë të njihet

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka komentuar ndryshimin në pamje të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai në një shkrim në Facebook thotë se aq të mëdha janë ndërhyrjet e bëra nga ish-presidentja, sa që është vështirë të njihet.

- Advertisement -

Do t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish presidentën e Kosovës.

E shohim shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore.

Kohëve të fundit e kemi parë edhe një gjë të tjetër tek ajo : ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së saj.

- Advertisement -

Aq të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme.

Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë : Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq”, ka thënë Latifi.

- Advertisement -

Ai shton se ndërhyrjet kirurgjike bien në kundërshtim me misionin për emancipimin e grave.

Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi.

Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre.

Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike.

Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri.

Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave.

Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën.

Naomi Wolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”.

Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste”, thotë ai.

Shkrimi i plotë:

Do t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish presidentën e Kosovës.

E shohim shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore.

Kohëve të fundit e kemi parë edhe një gjë të tjetër tek ajo : ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së saj.

Aq të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme.

Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë : Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq.

Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi.

Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre.

Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike.

Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri.

Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave.

Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Naomi Wolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”.

Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit