1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidenti amerikan që përjetoi tmerrin e 11 shtatorit: Lexoni 6 fakte për George Bush

Rekomandime

George Walker Bush, është presidenti amerikan që kishte përjetuar tmerrin e 11 shatorit. Ai është një politikan republikan i ShBA’së dhe presidenti i 43’të i vendit. I ati i tij George H. W

- Advertisement -

Bush ishte presidenti i 41’t i ShBA-së. Filloi pune si president ne 20 janar 2001. Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur:

1. Është djali më i madhi i ish presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenë governatori i 46-shtë i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president në vitin 2004.

2. Pasi mbaroi kolegjin punoi në bizinesin familiar të naftës.

- Advertisement -

3. Ndërmjet viteve 1968 dhe 1973, Bush shërbeu si pilot për Rojen Kombëtare Ajrore.

4. Bush u martua me Laura Uelsh më 1977. Ata kanë dy vajza binjake, Barbara dhe Xhena, të lindura më 1981.

- Advertisement -

5. Në muajin e 8 të mandatit të parë qeverisës, ndodhën sulmet terrorriste te 11 shtatorit, gjatë së cilave mbi 3 mijë persona mbetën të vrarë dhe undryshua rrjedha e historisë së Amerikës.

Menjëherë pas këtyre sulmeve, filloi implementimi i politikës së ashtuquajtur “Doktrina Bush” e cila shpalli luftë kundër terrorizmit përmes një fushatë ndërkombëtare ushtarake që kulminoi me luftën në Afganistan në vitin 2001 dhe me luften e Irakut në vitin 2003, gjatë së cilës u mposht regjimi diktatorial i Sadam Husein.

6. Më 10 qershor 2007 George W. Bush bëri nje vizitë zyrtare në Shqipëri ku shpreu qartë mbështetjen e ShBA për pavaresinë e Kosovës.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Presidenti Moisiu i dha Presidentit Bush dekoratën “Urdhri i Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit