8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rama: Tek ne do vijnë afganë yje filmash që i kemi parë në Netflix

Rekomandime

Edi Rama deklaroi se ka parë listën e personave që do të vijnë në Shqipëri dhe mes tyre ka yje filmash që i ka parë në Netflix, gazetarë, aktorë apo artistë të fushave të ndryshme. Rama shtoi pyetjen se si këtyre njerëzve mund t’u mbyllen dritaret e krijimtarisë.

- Advertisement -

Mes vlerave që janë të rëndësishme për ju, është dhe profili, pasioni juaj për artin. Se kishit mendjen shumë te politika kur ishit më i ri. Ishit fan i artit. Ishit kaq i gjatë kur u bëtë pjesë e ekipit të basketbollit. Edhe keni udhëtuar me artin tuaj në mbarë Europën. Sa e vështirë është që të ruhet arti në Afganistan, kur edhe ata pak që ngelen janë të shqetësuar se arti që kanë krijuar gjatë 20 viteve mund të çrrënjoset?

“E thatë në mënyrë të përsosur. Se kisha mendjen te politika kur dola në rrugë për të qenë aty me të gjithë të tjerët për të kërkuar ndryshimin e regjimit këtu. Ishte për shkak të kufizimeve në veprimtaritë artistike që ndjeva nevojën për liri. Kështu ishte për të gjithë shqiptarët e asaj kohe. Duke parë listën që kemi marrë, emrat e njerëzve, në profilet e tyre mund të shihja gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix. Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?! Si mund t’ua mbyllim përgjithnjë dritaren e krijimtarinë. Duke iu thënë se në 5 vitet që vijnë do ju nxjerrim prej andej ndërkohe që për ta ka një litar të errët për të përgatitur për të varur ëndrrat e tyre”- tha Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit