6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Presidenti çek mbërrin në Beograd, e nis vizitën me deklaratë kundër Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka mbërritur në Beograd ku është mirëpritur në aerapoertin “Nikolla Tesla” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Republikës çeke janë sot në nivelin më të lartë”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Ndërsa, presidenti çek, që s’ka kurrfarë kompetenca vendimmarrëse në shtetin e tij, dha deklarata kundër shtetit të Kosovës.

“Unë e dua Serbinë dhe popullin serb, por jo Kosovën”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Ndryshe, para kësaj vizitë në Beograd, Zeman në një intervistë për një portal pro rus, ka thënë se “Çekia mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Pajtohem me deklaratën e ministrit të mbrojtjes Metnar se njohja e Kosovës ka qenë gabim diplomatik. Nëse edhe shtetet tjera vazhdojnë të tërheqin njohjet, Republika Çeke mund të jetë një nga ato shtete”, tha ai Zemani në Parlamentarnji Listi, që u bë publike edhe në mediat serbe të premten. Duke folur për vizitën e në Serbi, ai pranoi se tema e Kosovës do të ishte me siguri pjesë e bisedimeve me Presidentin serb, Aleksandar Vucic.

- Advertisement -

“Çekia mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me përjashtim të Kosovës”, vazhdon deklarimi i Zemanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit