10.3 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Presidenti gjerman: Kosova mund të gjejë te Gjermania gjithmonë një mik dhe partner të besueshëm

Rekomandime

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier i ka dërguar një letër urimi presidentes së vendit Vjosa Osmani me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Në letrën e tij, presidenti gjerman ka thënë se Kosova e Gjermania janë vende të lidhura ngushtë në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore.

Steinmejer ka theksuar se Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian, duke kërkuar që të vazhdojnë reformat në luftën kundër kriimit të organizuar dhe korrupsionit.

Presidenti gjerman në letrën e tij ka folur edhe për dialogun Kosovë Serbi, duke thënë se kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Kosovës gjatë këtij viti. Ai ka thënë se ka besim në angazhimin konsturktiv të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka dërguar një letër urimi presidentes së vendit Vjosa Osmani me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Në këtë letër, Biden ka thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë partner i palëkundur i Kosovës.

Në letrën që Biden ia ka dërguar Osmanit, thuhet se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 vjetëve të pavarësisë së saj.

Ai madje ritheksoi mbështetjen e SHBA-së në përpjekjet e vendit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit