1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti i Austrisë shkel rregullat e daljes dhe kapet nga policia në restorantin e shqiptarit në Vjenë

Rekomandime

Për shkak të pandemisë në Austri lokalet duhet të mbyllen në orën 23:00. Presidenti austriak e ka harruar këtë rregull dhe është zbuluar nga policia – në lokalin e një shqiptari në Vjenë. Alexander van der Bellen ka kërkuar falje tashmë.

Restoranti “Sole” në Vjenë vështirë të ketë pasur reklamë më të fuqishme se sot në mediat austriake.

- Advertisement -

Kjo për shkak të një mysafiri prominent. Pas një kohe të gjatë presidenti austriak Alexander van der Bellen mbrëmë vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq.

Pas mesnatës në kopshtin e lokalit “Sole” një patrullë e policisë austriake takoi dy mysafirë – me pije mbi tavolinë. Ishin presidenti dhe gruaja e tij, dy miqtë e tyre me gjasë ishin larguar më herët.

Sipas rregullave të reja të vendosura për shkak të virusit korona, lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00. Lajmin për kapjen e presidentit në restorant e kanë bërë të ditur gazetat austriake dhe ndërkohë ka njoftuar edhe “Der Spiegel” në Gjermani.

- Advertisement -

Lokali “Sole” gjendet në zemër të Vjenës dhe është pronë e shqiptarit Aki Nuredini. I hapur në fillim të viteve 80-të, lokali me kuzhinë italiane është një pikëtakim i njohur për artistë, politikanë, kompozitorë, sportistë.

Alexander van der Bellen

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen tha se ishte habitur duke bërë muhabet dhe nuk e kishte këqyrur orën. “Më vjen sinqerisht keq. Ka qenë gabim”, tha ai.

- Advertisement -

Në Twitter Van der Bellen përsëriti kërkimfaljen dhe tha se nëse i është shkaktuar ndonjë dëm pronarit të restorantit, “unë do të përgjigjem”. Sipas rregullave të reja për shkak të pandemisë lokalet që qëndrojnë të hapura pas orës 23:00 mund të gjobiten me deri në 30 mijë euro.

Pronari i lokalit tha se në orën 23:00 kishte shërbyer për herë të fundit dhe pastaj e kishte mbyllur lokalin. Presidenti dhe gruaja e tij kishin vazhduar të qëndrojnë jashtë lokalit në zonën e mbuluar me çadër.

Policia bëri të ditur se ka njoftuar autoritetet përkatëse për rastin.

Pronari i lokalit Aki Nuredini tha:

“Presidenti është mysafir imi i rregullt, siç janë edhe shumë artistë. Ai porositi peshk për darkë. Unë gjithçka ka bërë sipas rregullave dhe e kam mbyllur lokalin në orën 23:00, siç thotë edhe ligji.

Presidenti ka vazhduar të qëndrojë me gruan e tij jashtë në pjesën e mbuluar të kopshtit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit