11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Presidenti i FIFA-s reagon ashpër: O rrini, o shkoni, por do t’i vuani pasojat

Rekomandime

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, e ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Superligës Evropiane, duke ua bërë me dije klubeve që i janë bashkuar asaj se do të përballen me pasoja të rënda.

Krijimi i Superligës Evropiane nga 12 klube të mëdha evropiane, shkaktoi polemika të papara dhe u kundërshtua nga shumë të dielën, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Tottenham, Inter, Milan dhe Juventus, janë 12 klubet themeluese të Superligës, ndërsa tri të tjera nuk janë bërë të ditura ende.

Ajo do t’i ketë 20 klube, 15 prej të cilave janë të përhershme – pra nuk përballen me rënie nga liga – ndërsa pesë të tjera e sigurojnë pjesëmarrjen çdo vit përmes kualifikimit.

Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet.

- Advertisement -

Ndër kundërshtuesit e saj të mëdhenj është edhe organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA.

Duke folur të martën në Kongresin e UEFA-s, shefi i FIFA-s Infantino tha: “Ne në FIFA mund vetëm ta kundërshtojmë fuqishëm krijimin e Superligës, e cila është një dyqan i mbyllur; e cila është shkëputje nga institucionet e tanishme; nga ligat; nga federatat; nga UEFA dhe nga FIFA”.

- Advertisement -

Numri një i futbollit botëror shtoi i paralajmëroi klubet që iu bashkuan dhe do t’iu bashkohen kësaj lige të shkëputur.

“Nëse dikush vendos ta zgjedhë rrugën e vet, atëherë duhet patjetër t’i vuajë pasojat e vendimit të vet. Ato (klubet) janë përgjegjëse për zgjedhjet e veta. Më saktësisht, kjo nënkupton o rri, o shko. Nuk mund të jesh gjysmën brenda e gjysmën jashtë”, shtoi ai.

“Shumë gjëra do të flaken për mbase një përfitim afatshkurtër financiar të disave. Njerëzit duhet të mendojnë qartë. Ata duhet të reflektojnë dhe duhet të marrin përgjegjësi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit