10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqia inauguron urën më të madhe, lidh Evropën me Azinë për 6 minuta

Rekomandime

Presidenti Tajip Erdogan inaguroi një urë masive të varur në ngushticën e Dardaneleve të Turqisë , e fundit në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat ai i ka prioritizuar gjatë dy dekadave të tij në pushtet.

Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, Ura e Çanakalasë e vitit 1915 u ndërtua nga firma turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë euro (2.8 miliardë dollarë). Ajo ka hapësirën kryesore më të gjatë — distancën midis dy kullave — nga çdo urë e varur në botë.

- Advertisement -

Mega projekte të tilla kanë qenë qendrore për arritjet e Erdogan që kur Partia e tij AK erdhi për herë të parë në pushtet në 2002, duke përfshirë një aeroport të ri të Stambollit, tunele hekurudhore dhe rrugore nën ngushticën e Bosforit të Stambollit dhe një urë mbi të.

Këto vepra do të vazhdojnë të ofrojnë fitim për shtetin për shumë vite,” tha Erdogan në një ceremoni hapjeje në përvjetorin e fitores detare osmane në 1915 kundër forcave franceze dhe britanike në Dardanele gjatë Luftës së Parë Botërore.

Këto projekte kanë një peshë të madhe për ta çuar vendin tonë përpara në investime, fuqi punëtore dhe eksporte”, tha ai.

- Advertisement -

Vitin e kaluar ai nisi atë që ai e quajti më parë “projektin e tij të çmendur”: një kanal 15 miliardë dollarësh në Stamboll që synonte të lehtësonte presionin në ngushticën e ngarkuar të Bosforit. Megjithatë kritikët kanë vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e projektit duke pasur parasysh problemet ekonomike të Turqisë, rreziqet mjedisore dhe kundërshtimin publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit