10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdes një 5 vjeçar në Vushtrri, dyshohet se u gjuajt me armë zjarri

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ku një fëmijë ka vdekur .

- Advertisement -

Fëmija i përket moshës 5 vjeçare, dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e një gjuajtje me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij.

Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njoftimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Vdekje e dyshimtë
Vushtrri, 8 prill 2023.

Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.

- Advertisement -

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit