-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidenti i Finlandës paralajmëron aplikim për anëtarësimin në NATO

Rekomandime

Presidenti finlandez, Sauli Niinistö ka paralajmëruar aplikimin e shtetit të tij në NATO.

Ai ka thënë se është në pritje të një shumice parlamentare në Finlandë për një kërkesë përkatëse për anëtarësim.

- Advertisement -

Niinisto beson se NATO do të marrë një vendim “të shpejtë” në rast se bëhet aplikimi pas pak muajsh.Finlanda është anëtare e BE-së, por jo anëtare e NATO-s.

Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës ka rindezur debatin për një hyrje të mundshme në aleancën ushtarake në Finlandë.

Tradicionalisht, shumica e finlandezëve janë skeptikë për anëtarësimin në NATO – por sondazhet më të fundit treguan një shumicë në favor për herë të parë.

- Advertisement -

Sipas kryeministres finlandeze Sanna Marin, vendimi nëse do të aplikohet për anëtarësim duhet të merret përpara samitit të NATO-s në Madrid në qershor.

Parlamenti në Helsinki është planifikuar të mblidhet pas Pashkëve për të diskutuar këtë çështje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit