0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Presidenti i Ukrainës tregon për miliardat që i mori pas bisedave me Joe Biden

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy,ka njoftuar se pas bisedës me homologun e tij amerikan Joe Biden, Ukraina ka pranuar 1 miliard dollarë përkrahje financiare dhe 3 miliardë dollarë të tjera për projekte në Ukrainë nga ShBA-ja.

Partneriteti Strategjik në vepra – ne i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për ofrimin e mbështetjes financiare të konsiderueshme prej 1 miliard dollarë dhe 3 miliardë dollarë në dispozicion për projektet në Ukrainë.

- Advertisement -

Faleminderit Presidentit Joe Biden për vendimin e shpejtë dhe rezultatet konkrete pas bisedës sonë”, ka shkruar Zelenskyy.

Ndyrshe, çmimi i karburanteve ra nga niveli më i lartë në shtatë vitet e fundit për gati 2.5 për qind në mëngjesin e së martës, pasi Rusia tha se disa trupa të saj në kufirin me Ukrainën do të kthehen në bazat e tyre.

- Advertisement -

Çmimi në bursën amerikane për naftë të papërpunuar, ËTI, ra për 2.7 për qind në 92.88 dollarë për fuçi, pas shenjave për uljen e tensioneve, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Vlera e aksioneve gjithashtu shënoi rritje në bursën e Londrës. “Kriza Rusi – Ukrainë e ka vendosur tregun e energjisë në alarm të lartë për pengesa të mundshme ndaj furnizimeve ruse të energjisë”, tha Stephen Brennock nga kompania për ndërmjetësim në shitjen e karburanteve, “PVM”.

- Advertisement -

Çmimi i arit, që vlerësohet si aset i sigurt në kohë të brishta, ra për 0.5 për qind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit