7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Presidenti mund t’ia jap dikujt të drejtën për kryeministër, nëse LVV dështon”

Rekomandime

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, në intervistën e dhënë në KTV javën e kaluar, ka paralajmëruar se Presidentin Thaci mund ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, nëse ai tenton ta anashkalojë Vetëvendosjen në hapat e ardhshëm, pas rrezimit të Qeverisë.Konjufca ka thënë se VV’së i takon e drejta për formimin e Qeverisë edhe njëherë dhe se kjo e drejtë i merret vetëm nëse dështon ta krijojë Qeverinë e re.“Vetëm pasi ne të provojmë dhe nuk mundemi, vetëm atëherë”, ka thënë Konjufca kur është pyetur për diskrecionin e Presidentit për ta dhënë mandatin.

- Advertisement -

Konjufca i pyetur për gjasat që VV’ja ta marrë edhe njëherë mandatin dhe të arrijë formimin e një Qeverie tjetër ka thënë se “Ajo është në diskrecionin e LVV’së. Ato mundësi janë nduke rifilluar ga LDK’ja dhe partitë në vazhdim, janë krejt mundësitë. Por kur të ulemi VV’ja do t’i qesim krejt cka është interesi i Kosovës”.Megjihatë Konjufca beson se opsioni më i mirë është që Kosova të përballet me pandeminë COVID-19, e pas kësaj të shkohet në zgjedhje të reja.“E, cka duhet të bëjë tash Presidenti. Jo cka duhet të bëjë, në kuptimin që unë po i kallxojcfarë të bëjë, por cfarë thotë Kushtetuta. Kushtetuta e Kosovës thotë se tash Presidenti duhet t’i drejtohet fituesit të zgjedhjeve dhe të kërkojë nga fituesi i zgjedhjeve që ta formojë Qeverinë, pas mocionit të mosbesimit. Domethënë, vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje, por anashkalimi i fituesit të zgjedhjeve është shkelje kushtetuese. Gjithnjë sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese. Ky opinion është në fuqi dhe me këtë opinion janë krijuar pushtete të mahershme. Kështu do të veprohet edhe tash”, ka thënë Konjufca.

Sipas miistrit të jashtëm në detyrë, që është aëtar i kryesisë së LVV’së, nëse anashkalohet partia e tij si fituese e zgjedhjeve, Thaci bën shkelje kushtetuese.“Presidenti vetëm ka dhënë shenja në deklaratën e pasditës së sotme [e enjte], a dhënë shenja që është i gatshëm ta shkel Kushtetutë, sepse ai tha se do t’i thërrasë partitë politike qysh të bëhet Qeveria. E ka gabim, ama sa të jep deklarata nuk e ka gabim, kur ta merr vendimin, atëherë bëhet gabim kushtetues”, ka thënë ai.

“Nëse Presidenti e anashkalon Vetëvendosjes, atëherë mund të quhet pothuajse grushtshtet. Të tejkalohen tre hapa”, ka thënë ai.“Vetëvendosjes i takon me kriju Qeverinë e ardhshme, një Qeveri të Kosovës. Presidenti nuk ka diskrecion a me iu drejtu VV’së. Ai duhet t’i drejtohet VV’së ose e shkel Kushtetutën. Nëse VV nuk e formon Qeverinë, fillon diskrecioni i Presidentit”Ai ka treguar se VV ka në plan që ta tejkalojë pandeminë, e pastaj sërish të shkohet në zgjedhje.“Për VV janë dy plane. Plani i parë shëndeti i qytetarëve, deri sa ta kalojmë këtë pandemi. Plani i dytë është zgjedhje, për t’u rivlerësu edhe njëherë të gjithëve”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit