19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Presidenti polak i frikësuar nga Rusia lë në lloç Ukrainën: Nëse e bëjmë këtë nis Lufta e Tretë Botërore

Rekomandime

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka thënë se transferimi i avionëve MIG29 në Ukrainë nuk është e mundur dhe se krijimi i një zone që ndalon fluturimin, mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

- Advertisement -

Në një prononcim për BBC, Duda ka thënë se Polonia nuk mund t’i transferojë aeroplanët për shkak të përgjegjësisë aleate dhe mund të vendoset NATO në situatë të vështirë, përcjell Demokracia.com.

“Transferimi i avionëve, ose përpjekjet për të mbrojtur qiejt mbi Ukrainën kundër avionëve luftarakë rusë, ky është një vendim rreptësisht ushtarak dhe serioz, sepse do të thotë se avionët e NATO-s do të duhet të dërgohen në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe atje. Do të ishte një konfrontim midis avionëve të NATO-s dhe avionëve rusë dhe do të thotë fillim i Luftës së Tretë Botërore”, tha ai.

Presidenti polak ka shtuar se ka frikë që Rusia do ta kthejë vëmendjen në një pushtim të mundshëm të Polonisë, nëse ka sukses në Ukrainë.

- Advertisement -

“Sot është Gjeorgjia, nesër mund të jetë Ukraina, pastaj shtetet baltike dhe në një kohe edhe Ukraina”, ka thënë Duda, teksa citoi ish-presidentin e Polonicë, Lech Kaczynski.

Rusia mëngjesin e së dielës ka sulmuar një bazë ushtarake në Lviv të Ukrainës, e cila ishte përdorur edhe nga NATO.

- Advertisement -

Deri më tani janë raportuar 9 viktima nga ky suIm dhe mbi 60 të lënduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit